KOMUNA E RAHOVECIT NDAN 140,000.00 € SUBVENCIONE PËR KULTURË, RINI DHE SPORT

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, ka nënshkruar kontratat për dhënien e subvencioneve për Kulturë, Rini dhe Sport në komunën e Rahovecit. Kryetari Latifi me këtë rast ka thënë se, prioritet i komunës është që të vazhdojë t’i qëndrojë afër rinisë, kulturës, sportit, artizanateve, subjekteve që trajtojnë kategori të caktuara sociale në Rahovec. Kjo u dëshmua edhe me subvencionet prej 140,000.00€.

Jemi të përkushtuar të vazhdojmë me rritje të përkrahjes për këta sektorë, që padyshim janë shumë të rëndësishëm për qytetarët e Rahovecit! Shtoi ndër të tjera kryetari Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt, shumë i rëndësishëm për …