Komuna e Rahovecit pastron rrugën rajonale Rahovec – Krushë e Madhe pas reshjeve të shumta

Pas shiut të rrëmbyeshëm natën e mbrëmshme, drejtori i Shërbimeve Publike në komunën e Rahovecit, Perparim Krasniqi, drejtori i Urbanizmit, Albnor Mullabazit, drejtoresha e Inspektoratit, Nora Boshnjaku, drejtoresha e Mbrojtjes dhe Shpëtim, Besmire Bytyqi, dolën në terren duke intervenuar në pastrimin e rrugës rajonale Rahovec – Krushë e Madhe. Duke parë gjendjen në terren, edhe pse ky segment rrugorë është kompetencë e Ministrisë së Infrastrukturës, komuna e Rahovecit ndërmori masa të menjëhershme për rikthimin e rrugës në gjendje normale. Luten qytetarët të kenë kujdes deri në pastrimin e plotë të rrugës.

May be an image of road

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Kastrati dhe Limaj panë nga afër punët që po realizohen në projektin e Sheshit së bashku me parkingun nëntokësor

Kryetari i komunës së Malishevës Ekrem Kastrati, bashkë me kryetarin Limaj, personalitetin më kontributdhënës, që …