Komuna e Rahovecit përfiton nga Granti i Bankës Botërore 250,000.00 dollarë

Kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ka nënshkruar me ministrin e MAPL-së Elbert Krasniqi, marrëveshje në bazë të cilës komuna e Rahovecit është përfituese në kuadër të projektit “Komunat për të rinjtë në Kosovë”, i cili financohet nga qeveria japoneze përmes Bankës Botërore. “MAPL, përmes kësaj marrëveshjeje do të financojë 85% të projektit, pra 250,000.00 dollarë, ndërsa komuna e Rahovecit do të participojë me të paktën 15% – 37,500.00 dollarë. Pavarësisht vështirësive të shkaktuara nga pandemia, jam i kënaqur me progresin e bërë deri më tani dhe i gëzohem faktit që si rezultat i performancës së mirë gjatë vitit 2019, kemi arritur të përfitojmë një projekt të tillë që do të mundësojë zhvillimin e aktiviteteve për të përmirësuar jetën e të rinjve dhe grupeve të margjinalizuara”, ka thënë kryetari Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga skema praktike në punë

Sot, kryetari i komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga …