Komuna e Rahovecit, pranoi zyrtarisht rekomandimet e KDI-së, organizatë kjo e cila monitoroi procesin e dëgjimeve buxhetore gjatë këtij viti

Sot, shefi i kabinetit në komunën e Rahovecit, Ali Morina, pranoi zyrtarisht rekomandimet e Institutit Demokratik të Kosovës (KDI), organizatë kjo e cila monitoroi procesin e dëgjimeve buxhetore gjatë këtij viti.

  1. Ekzekutivi i komunës së Rahovecit, duhet të praktikojë dërgimin e Raportit final nga organizimi i dëgjimeve buxhetore si pjesë e materialit mbështetës për pikën e rendit të ditës për projekt buxhetin e komunës.

  2. Anëtarët e kuvendit të komunës së Rahovecit, duhet të angazhohen më shumë në nxitjen dhe mobilizimin e qytetarëve për të marrë pjesë në procesin e dëgjimeve buxhetore që organizohen nga ekzekutivi i komunës. Ky angazhim, do të siguronte një proces transparent të organizimit të dëgjimeve buxhetore dhe në anën tjetër kuvendi do të siguronte llogaridhënie më të madhe nga ekzekutivi sa i përket kërkesave të qytetarëve të dhëna gjatë dëgjimeve buxhetore.

Kontrolloni gjithashtu

Komiteti për Familjet e Dëshmorëve, Invalidëve dhe Veteranëve të UÇK-së  dhe Martirëve të luftës në komunën e Malishevës mbajti mbledhjen e tretë të rregullt

Komiteti për Familjet e Dëshmorëve, Invalidëve dhe Veteranëve të UÇK-së  dhe Martirëve të luftës në …