Komuna e Rahovecit reagon ndaj personave që kanë vendosur banerë në palestrën sportive “Mizahir Isma”

Komuna e Rahovecit me qëllim të informimit të drejtë të opinionit publik, e sheh të arsyeshme të reagoj ndaj personave që kanë vendosur banerë në palestrën sportive “Mizahir Isma”. Vendosja e këtyre banerëve pa asnjë paralajmërim është jo e drejtë, jo parimore. Në një kohë kur tashmë juria profesionale ka vendosur për idenë më profesionale për rregullimin e sheshit në Rahovec. Pra, si institucione komunale, jemi të obliguar t’i largojmë ato banerë që se kanë vendin aty, sepse idetë imponuese nuk duhet të promovohen në shoqëri. Ne jemi të gatshëm si institucione komunale, të përkrahim çdo ide të shëndoshë nga secili individ, por idetë sikur kjo nuk janë në përputhje me respektimin e institucioneve komunale. Si pasojë e kësaj, janë lajmëruar organet kompetente te cilët kanë dalë ne terren për  evidentimin e rastit. Rasti tani do të procedohet sipas procedurave ligjore.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi në 25-vjetorin e rënies, ka nderuar kujtimin për luftëtarin e UÇK- së dhe dëshmorin e kombit, Sadri Fazli Krasniqi

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, bashku me familjarë, bashkëpunëtorë e miq, në 25-vjetorin …