leoni

Komuna e Rahovecit shpallet më transparente në rajonin e Gjakovës sipas Institutit për politika zhvillimore-INDEP

Në sallën e mbledhjeve të Kuvendit Komunal të Rahovecit, u mbajt takim me përfaqësuesit e OJQ-së “Zana”, e cila monitoron komunat e rajonit Gjakovë (Gjakovë, Junik, Deqan, Rahovec, Kline). Pjesëmarrës në takim ishin drejtor të drejtorive komunale të Rahovecit dhe përfaqësues të OJQ “Zana”, gjatë takimit u tha se komuna e Rahovecit është shpallur më transparente në rajonin e Gjakovës sipas Institutit për politika zhvillimore-INDEP.

Në takim me përfaqësues të organizatës dhe qytetarëve aktiv, zyrtaret komunal u janë përgjigj pyetjeve për investimet publike në komunën e Rahovecit. Nga ajo që u diskutua në takim u tha se shumë shpejt do të publikohet edhe buletini, me rekomandime nga INDEP-ja dhe organizatat që e monitorojnë  komunën e Rahovecit.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë, …