Drejtori i BPZHR-së, Berat Duraku ka pritur në takim përfaqësuesit e Bankës Botërore

Berat Duraku drejtor i DBPZhR-së në Rahovec, në zyrën e tij ka pritur në takim përfaqësuesit e Bankës Botërore, me të cilët ka biseduar lidhur me sigurimin e gjashtë produkteve bujqësore që është mundësuar në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural. Produktet që janë në listën e sigurimeve bujqësore janë: Rrushi i verës-tryezës, Speci, Molla, Kumbulla, Dredhëza dhe Mjedra. Sipas përfaqësueseve të bankës Botërore, vlerësimi i dëmeve do të bëhet përmes sistemit automatik, i cili është i instaluar nga ana e Ministrisë së Bujqësisë. Deri me tani janë të licencuara pesë kompani që do të mund ti sigurojnë prodhimet bujqësore. Dokumentacioni i nevojshëm për ti siguruar produktet bujqësore do të jetë pothuajse i njëjtë sikur aplikimi i pagesave direkte. Pasi që aplikimi i sigurimeve bujqësore, po ndodh për herë të parë në Kosovë, drejtori Duraku ka shtuar se DPZHR-ja do të jetë promotori më i mirë sa i përket raportimit dhe këshillimit të fermerëve për t’u pajisur me sigurimet bujqësore. Drejtori Duraku, ka theksuar se do t’ju jep mbështetjen e nevojshme për të aplikuar për sigurime bujqësore që fermerët, të mund t’i shfrytëzojnë në mënyrën më të mirë të mundshme. Këto janë katër hapa për të aplikuar për sigurimin bujqësorë :

Bleni policen e sigurimit,

Dorëzoni PS-në dhe dokumentet tjera në zyrën komunale për bujqësi,

Dokumentet kontrollohen dhe aprovohet rimbursimi prej 50% i PS-së,

Subvencioni prej 50% i polices së blerë transferohet në llogarinë bankare të Fermerit.

Periudha e mbulueshmërisë, Kufijtë dhe Limitet e pagesës për Specin.

Fermerët duhet të kenë informacionin e mëposhtëm për të blerë sigurimin bujqësor:

-Numri i identifikimit të fermës (NIF),

-Fleta poseduese dhe kopja e planit,

-Konfirmimi i llogarisë bankare,

-Dëshmia e shtetësisë së Republikës së Kosovës,

-Dëshmi e moshës (aplikuesi duhet të jetë së paku 18 vjet),

-Dokumentacion për të treguar pagesën e plotë të taksave,

-Certifikata e Biznesit dhe Fiskal (për biznese).

Mbulimet e rreziqeve:

-Shirat e mëdha në periudhën e lulëzimit dhe formimit të perimit,

-Mbulimi i sigurimit është i vlefshëm nga: 15 Maji deri 10 Qershor.

Procedura për regjistrimin në programin e sigurimeve:

-Fermeri blen një policë të sigurimit në një nga zyrat më të afërta të kompanive të sigurimit,

-Polica e Sigurimit së bashku me të gjitha dokumentet e kërkuara dorëzohet në zyrën komunale të Drejtorisë së Bujqësisë për rimbursim 50% të shumës së primit të sigurimit,

-Zyrtari për zhvillim rural në nivelin komunal kontrollon dhe i bashkangjet dokumentet e kërkuara në sistemin e brendshëm të AZHBR-së për aprovim të rimbursimitë 50% të perimit të sigurimit.

-Fermeri pranon 50% të shumës së polices së sigurimit përmes llogarisë bankare.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi, priti në takim grupin koordinues për infrastrukturë sportive

Kryetari i  komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi, priti në takim grupin koordinues për infrastrukturën …