leoni

Ministrja Zivic zotohet për bashkëpunim me Sindikatën e Pavarur të Bujqësisë

Ministrja e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Dijana Zivic, ka pritur në një takim përfaqësuesit e Sindikatës së Pavarur të Bujqësisë, Pylltarisë, Industrisë së Drurit, Mjedisit dhe Gjuetisë së Kosovës, me të cilët ka diskutuar për zhvillimet e përgjithshme në këtë ministri. Me këtë rast, ministrja ka thënë se sindikatat do të jenë partner të MBPZHR-së në realizimin e programeve për bujqësi dhe u ka premtuar atyre bashkëpunim në mënyrë që shoqatat sindikale të jenë gjithmonë partnerët kryesorë. Ajo i njoftoi ata me planin për këtë vit, duke theksuar se do të punojnë bashkë në mënyrë që edhe rezultatet e ministrisë të  jenë më të mira. Përfaqësuesit e Sindikatës së Pavarur të Bujqësisë, Pylltarisë, Industrisë së Drurit, Mjedisit dhe Gjuetisë së Kosovës e uruan ministren për detyrën, duke i dëshiruar suksese në realizimin e programeve mbështetëse. Ata premtuan bashkëpunim në çdo hap në mënyrë që të ketë sa më shumë rezultate.

Kontrolloni gjithashtu

Drejtoria Komunale e Arsimit në Deçan ka filluar me procesin e hartimit të Planit Zhvillimor Komunal të Arsmit 2024 – 2027

Drejtoria Komunale e Arsimit në Deçan ka filluar me procesin e hartimit të Planit Zhvillimor …