Komuna e Skenderaj për dy ditë radhazi ka bërë shpërndarjen e pakove ushqimore për familjet në nevojë

Kryetari i komunës së Skenderajt Bekim Jashari, ka njoftuar qytetarët se, për dy ditë radhazi, me datë 18 dhe 19 maj kemi bërë shpërndarjen e pakove ushqimore për familjet në nevojë, sipas listave të familjeve në asistencë sociale dhe listave të sjella nga kryetarët e fshatrave. Brenda këtyre dy ditëve nga buxheti i komunës së Skenderajt dhe nga përkrahja e donatorëve të shumtë, kemi shpërndarë pako ushqimore për 4 mijë familje në nevojë. Jemi të vetëdijshëm për nevojat e mëdha dhe nivelin e varfërisë tek familjet e komunës sonë, prandaj kemi vendosur që askush të mos mbetet pa u përkrahur. Të gjitha familjet që brenda këtyre dy ditëve nuk kanë marrë pako ushqimore kërkoj nga ta që të lajmërohen tek kryetarët e fshatrave apo lagjeve dhe pas grumbullimit të listave të familjeve që kanë nevojë për pako ushqimore ne do të bëjmë shpërndarjen e pakove tek secila shtëpi një nga një, ka thënë kryetari Jashari.

Kontrolloni gjithashtu

Me ftesë të kryetarit Kastrati udhëheqja e komunës së Meyrinit (Zvicër) po qëndron në Malishevë

Me ftesë të kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, një delegacioni i komunës së …