Hajzer Haxhiu nga Tërnaci i Skenderajt ka dhuruar 1000 kg miell donacion për familjet në nevojë në komunën e Skenderajt

Hajzer Haxhiu nga Tërnaci i Skenderajt ka dhuruar 1000 kg miell donacion për familjet në nevojë në komunën e Skenderajt, në këtë kohë pandemie. Po ashtu Ramë Bislimi nga Klina e Poshtme 2000 kg miell për familjet në nevojë. Kryetari i komunës së Skenderajt Bekim Jashari, në emrin e tij dhe të gjithë qytetarëve të Skenderajt, falënderoj donatorët për përkrahjen dhënë komunës në këtë situatë. Ne si komunë jemi duke u angazhuar që çdo ndihmë që vjen në adresen tonë ta dërgojmë në çdo shtëpi të rasteve sociale me qëllim të shmangies se mundësisë të infektimit me virusin Covid-19, ka thënë kryetari Jashari.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti i nderon me mirënjohje të pensionuarit Agush Hasani dhe Samet Zuka

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtoreshën e Arsimit në Viti, …