Komuna e Skenderajt ka nisur aktivitetet në kuadër të shënimit të festave të nëntorit

Komuna e Skenderajt ka nisur aktivitetet në kuadër të shënimit të festave të nëntorit, ku për katër ditë më radhë janë paraparë të zhvillohen ngjarje kulturore, sportive, homazhe dhe aktivitete të tjera të larmishme, për nderë të 28 Nëntorit – Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë. Kësisoj, sot në dy shkollat e mesme në qytet, janë mbajtur orë letrare nga nxënësit dhe profesorët, ku janë lexuar poezi letrare, proza e monologje me motive kombëtare. Në këto aktivitete shkollore kanë marrë pjesë kryetari i Komunës Fadil Nura, përfaqësuesi i Familjes Jashari, Rifat Jashari, deputeti i Parlamentit të Kosovës, Mergim Lushtaku, drejtori për Arsim, Kastriot Duraku dhe të ftuar të tjerë. Zyra për Informim e Komunës së Skenderajt ka publikuar gjatë ditë së djeshme agjendën zyrtare të aktiviteteve për festat e nëntorit. Aktiviteti më i madh kulturor është Festivali Folklorik Gjithëkombëtar “Rapsodia Shqiptare Skenderaj 2022” që do të mbahet për tri net më radhë në Qendrën e Kulturës “Hasan Prishtina”, e ku pjesëmarrjen e kanë konfirmuar mbi 45 rapsodë e grupe të folklorit shqiptar.

Mund të jetë një imazh i 8 persona dhe njerëz në këmbë

Mund të jetë një imazh i 4 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme

Kontrolloni gjithashtu

E enjta, dita e takimeve të kryetarit Latifi me qytetarë  

Për të biseduar rreth nevojave dhe kërkesave të ndryshme, si çdo të enjte edhe sot, …