Komuna e Skenderajt ka rritur dukshëm të hyrat dhe ka reduktuar shpenzimet

Komiteti për Politikë dhe Financa i udhëhequr nga Kryesuesi i Kuvendit komunal të Skenderajt Ismet Salihu, në mbledhjen e radhës ka diskutuar dhe i ka rekomanduar Kuvendit të komunës, Raportin financiar të realizimit të buxhetit komunal janar-dhjetor 2016. Anëtarët e KPF-së kanë lavdëruar punën e ekzekutivit të Komunës së Skenderajt për shpenzimin e buxhetit të vitit 2016 si dhe kanë kërkuar sqarime në lidhje me disa kategori të shpenzimeve dhe të hyrave.

Në bazë të Raportit të realizimit të buxhetit për vitin 2016 të prezantuar, Komuna e Skenderajt gjatë vitit 2016 ka rritur nivelin e të hyrave krahasuar më vitin 2015 për 42.07 %,  në të gjitha kategoritë e të hyrave komunale.

Ndërkohë Komuna e Skenderajt gjatë vitit 2016 ka reduktuar shpenzimet në disa kategori, në veçanti në atë të derivateve për automjete, ku ka pasur ulje të shpenzimeve për 18.66 %, krahasuar me vitin 2015.

KPF ka diskutuar dhe i ka rekomanduar Kuvendit edhe:  Informatën periodike nga Zyra e informimit, Informatën e Drejtorisë së Urbanizmit dhe Propozim-Vendimin për miratimin e Planit Zhvillimor Komunal 2017-2025.

Për të gjitha çështjet e diskutuara në mbledhjen e KPF-së, Kuvendi komunal i Skenderajt do të diskutoj dhe do të vendosë në fund të muajit mars kur planifikohet të mbahet mbledhja e rregullt e Kuvendit.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti i nderon me mirënjohje të pensionuarit Agush Hasani dhe Samet Zuka

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtoreshën e Arsimit në Viti, …