Qindra mijëra euro për investime në projektet infrastrukturore për Komunën e Kaçanikut

Kryetari i Komunës së Kaçanikut, Besim Ilazi dhe Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku nënshkruan Memorandumin e mirëkuptimit për financimin e projekteve të infrastrukturës rrugore në Kaçanik.

Me anë të këtij Memorandumi do të financohet realizimi i ndërtimit të rrugëve “Nexhmush Elezi”, “Selim Shehu” dhe “Burim Rexha”, “Rushit Luta”, “Bajram Berisha”, “Migjeni”, “Ukë Meta”, dhe “Blerim Raka”, si dhe asfaltimi i rrugës “Mejdi Dalloshi” (segmenti 1 – nga fillimi i rrugës deri te kryqëzimi me rrugën “Tefik Raka” dhe segmenti 2 – vazhdimi i ndërtimit të rrugës nga vendi “Tek doket shehri”), si dhe projekti i asfaltimit të rrugëve “Kjani Bela”, “Asim Vokshi”, “Veli Dema” dhe “Voskopoja”, për të cilat 50,000 € do t’i sigurojë MI dhe 90,000 € Komuna e Kaçanikut. Projektin për asfaltimin e rrugëve “Lushi”, “Gërlica”, “Gabrrica”, “Trupaj” dhe “Rezhancë-Dullovi” të Kaçanikut, në vlerë prej 300,000 € do ta financojë MI, e cila do ta financojë edhe projektin për asfaltimin e rrugës që lidh fshatin Nikë me magjistralen N2, në vlerë prej 100,000 €. Me këtë rast kryetari Ilazi u shpreh i lumtur që përmes këtyre projekteve po finalizohen investimet në infrastrukturë në Komunën e Kaçanikut, duke përmbushur kështu dalngadalë prioritetin e komunës për vitin 2017, që vazhdon të jetë rregullimi i infrastrukturës rrugore në tërë territorin e Komunës së Kaçanikut. Kryetari Ilazi falënderoi Ministrinë e Infrastrukturës për investimet që po bën në Komunën e Kaçanikut.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti i nderon me mirënjohje të pensionuarit Agush Hasani dhe Samet Zuka

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtoreshën e Arsimit në Viti, …