Përurohen punimet në projektin e hapjes së rrugës në fshatin Biqec të Kaçanikut

Nënkryetari i Komunës së Kaçanikut Remzi Elezi, mori pjesë në përurimin e punimeve në rrugën në Lagjet Mezin-Koraç dhe Bunjaku, të cilat do të lidhen me rrugën “Mynyr Thaçi” në Kovaqec. Me këtë rast Nënkryetari Elezi foli për rëndësinë e hapjes së kësaj rruge, duke shtuar se banorët e kësaj ane do të kursehen në kohë dhe do të kursejnë kilometra të tërë për tu lidhur me qytetin e Kaçanikut, pasi që kjo rrugë u mundëson banorëve qasje më të lehtë dhe më të shpejtë me komunën. Nënkryetari Elezi po ashtu falënderoi banorët që kanë dhuruar pronat e tyre për ndërtimin e kësaj rruge. Edhe banorët e kësaj ane u shprehen të lumtur që përmes këtij investimi do të mund të lidhen drejtpërsëdrejti me Komunën e Kaçanikut në një kohë shumë më të shkurtër. Kjo rrugë do të jetë me gjatësi 680 metra.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë, …