Komuna e Skenderajt në vendin e parë sa i takon përformancës buxhetore financiare për vitin 2022

Komuna e Skenderajt në vendin e parë sa i takon përformancës buxhetore financiare për vitin 2022! Vlerësimin e ka bërë instituti GAP, i cili vetëm një vit më herët (2021) Komunën e Skenderajt e kishte renditur në vendin e 23. Brenda pak kohësh, dy organizata të njohura dhe profesionale, e nxjerrin Komunën e Skenderajt në vendin e parë. Me këtë rast kryetari i komunës së Skenderajt Fadil Nura ka thënë: Ja dolëm edhe një herë të jemi në krye të komunave të Kosovës, pas transparencës komunale nga KDI, tashmë edhe në transparencë buxhetore, në raportin vjetor të Institutit GAP “Indeksi i Transparencës Buxhetore” për vitin 2022, që ka vlerësuar të gjitha komunat, duke i renditur në bazë të përformancës buxhetore financiare dhe gjetjeve (fotografitë e bashkëgjitura), një përmirësim ky i dukshëm nga viti 2021, kur Skenderaj ishte nën mesataren, në vendin e 23. Është një tjetër e arritur e qeverisjes sonë bashkë me të gjithë zyrtarët tjerë të përfshirë në procesin e vlerësuar, gjë që dëshmon një disiplinë të lartë në menaxhimin, shpenzimin dhe raportimin e buxhetit publik. Punët dhe lajmet e mira nuk do të ndalen!

 

Kontrolloni gjithashtu

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt, shumë i rëndësishëm për …