Komuna e Skenderajt organizon dëgjime buxhetore publike me qytetarë për përgatitjen e buxhetit për vitin 2024

Duke u bazuar në Ligjin Nr. 03/L-048 për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë, Statutin e Komunës së Skenderajt Nr. 01/110-385 i dt. 03.12.2008, Udhëzimin Administrativ (MAPL) Nr. 06/2018 për Standardet Minimale të Konsultimit Publik në Komuna, kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, në koordinim me Drejtorët e Drejtorive Komunale, në bashkëpunim me Zyrën për Komunikim me Publikun dhe Grupin Punues për hartimin e projekt buxhetit të komunës për vitin 2024, publikojnë kalendarin për organizimin e dëgjimeve buxhetore publike me qytetarë për përgatitjen e buxhetit për vitin 2024. Në këto dëgjime buxhetore publike mund të marrin pjesë të gjithë: Qytetarët, përfaqësuesit e lagjeve apo bashkësive lokale, përfaqësuesit e OJQ-ve, përfaqësuesit e komuniteteve, të rinjtë, pensionistët, studentët, komuniteti i biznesit, përfaqësuesit e ndërmarrjeve publike, anëtarët e Kuvendit Komunal, përfaqësues të klubeve sportive, shoqërive kulturore e artistike, gra, fermerë, persona me aftësi të kufizuara, etj.

 

Kontrolloni gjithashtu

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt, shumë i rëndësishëm për …