Komuna e Skenderajt po investon në hapësirat publike në Lagjen 1

Në Lagjen 1 të Skenderajt ka filluar rregullimi i hapësirave publike pranë objekteve kolektive të kësaj lagjeje. Investimet po bëhen në hapësirat e jashtme të objektit të banimit kolektiv përballë QKMF-së.

Komuna e Skenderajt po intervenon në rregullimin e parkingjeve me kubëza dhe hapësirat para objekteve të banimit. Më këtë rast është hequr edhe një sasi mbeturinash të mbledhura prej kohësh në këtë pjesë të qytetit.

Nënkryetari i Komunës së Skenderajt Fadil Nura ka qëndruar në këtë pjesë të qytetit dhe ka parë nga afër punimet që po zhvillohen. Ai ka kërkuar nga banorët që të kujdesen për hapësirat publike të cilat i shfrytëzojnë vetë ata.

Kontrolloni gjithashtu

Agjenda e Kontratës Sociale për Ferizajn

Komuna e Ferizajt  dhe qytetarët e saj zotohen të zbatojnë Agjendën e  Kontratës Sociale të …