Një kompani gjermane ofron projektin për hapjen e 200 vendeve të punës në Mitrovicë

Drejtuar nga Fadil  Nura, kryesues i Bordit të Agjencionit për Zhvillim Rajonal të Veriut (AZHRV), dhe në prani të kryetarit të komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, Mrike Macula, Kryeshefe Ekzekutive e ARDA në Kosovë dhe Rreze Duli, drejtoreshë e AZHRV, është  mbajtur takimi i Bordit të AZHRV-së, në të cilin është shqyrtuar Raporti i punës për periodën Korrik 2016-Mars 2017, si dhe është diskutuar për disa çështje tjera të rëndësishme nga fushëveprimi i agjencionit.

Raporti i aktiviteteve të AZHRV-së u vlerësua si gjithëpërfshirës. U tha se janë përfshi të gjitha aktivitetet e zhvilluara të AZHRV-së në mënyrë të detajuar, andaj edhe u mbështet nga anëtarët e Bordit.

Në takim u diskutua edhe mundësia e zgjerimit të objektit të AZHRV-së, me qëllim të zhvillimit të aktiviteteve të reja, sidomos të atyre që gjenerojnë punësim.

Në këtë, kontekst u bë fjalë për gatishmërinë e një Kompanie nga Gjermania, përfaqësuesi i së cilës bashkë me kryetarin e komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, e ka vizituar AZHRV-në dhe ka konstatuar se  hapësira ekzistues dhe zgjerimi i saj për 250 metra katrorë, ofron kushte ideale për zhvillimin e veprimtarisë së saj, ku do të punësoheshin rreth 200 të rinj e të reja.

Kryetari Bahtiri lidhur me këtë tha se është shumë i interesuar që kjo kompani të angazhohet në Mitrovicë, ndaj ai dhe të gjitha institucionet tjera komunale, do të plotësojnë kërkesat e AHRV-së dhe Kompanisë gjermane, që janë të lejuara me ligj, e që kanë të bëjnë me lejimin për shfrytëzim të hapësirës së nevojshme për punë dhe të lëshimit të lejeve të nevojshme.

“Punësimi i 200 qytetarëve, është në interes të komunës dhe qytetarëve të saj. Ne do të bëjmë gjithçka që është e mundur dhe ligjore për të realizuar këtë projekt, duke e mbështetur përpos të tjerash edhe financiarisht. Besoj se në këtë drejtim do të na mbështesë edhe Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, me të cilën jemi në kontakt dhe presim bashkëpunim në këtë drejtim, duke përfshi këtu edhe mbështetjen financiare”, tha ndër të tjera kryetari Bahtiri.

Ai u dakordua me zyrtarët e AZHRV-së që menjëherë të fillojnë procedurat e nevojshme ligjore për të përmbushur kërkesat e Kompanisë nga Gjermania, e cila ka premtuar se punën mund ta filloj në muajin Maj të këtij viti në hapësirën ekzistues të objektit të AHRV-së me një numër të konsiderueshëm të punëtorëve, ndërsa që ndërkohë me krijimin e hapësirës tjetër të nevojshme për aktivitetet punues, do të punësohet edhe numri tjetër i punëtorëve e që gjithsejtë mund të sillet rreth 200 sish.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti i nderon me mirënjohje të pensionuarit Agush Hasani dhe Samet Zuka

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtoreshën e Arsimit në Viti, …