Komuna e Skenderajt po shenjëzon hapësirat për parking për banorët rezidentë

Pas përfundimit të shenjëzimit të hapësirave për parking për banorët rezidentë të objekteve banesore në Rrugën “Fehmi e Xhevë Lladrovci” në Skenderaj, ka nisur shenjëzimi tjetër i parkingjeve edhe për banorët e ndërtesës në Rrugën “Ahmet Delia”, afër Sheshit “Adem Jashari”. Me këtë rast, kompania e kontraktuar nën mbikëqyrje të inspektorëve nga Drejtoria e Inspekcionit të komunës së Skenderajt, sot ka përfunduar procesin e shenjëzimit, duke i hapë rrugë kështu procesit të aplikimit për parking, nga ana e banorëve rezidentë. Hapësirë parkingu e dedikuar për banorët rezidentë të objekteve banesore në qytet, ka qenë premtim i Qeverisjes Nura, gjatë fushatës parazgjedhore, i cili tashmë veçse po përmbushet.

Mund të jetë një imazh i ambiente të jashtme

Kontrolloni gjithashtu

1 maj 1990 – Kuvendi i Pajtimit te “Verrat e Llukës”

34 vite më parë, me 1 maj 1990 u mbajt Kuvendi Gjithëkombëtar i Pajtimit të …