leoni

Kryetari Nura ka pritur në takim përfaqësuesin e kompanisë gjermane të konsulencës Unternehmensberatung Weihenstephan GmbH

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura dhe drejtori për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Behxhet Maliqi, kanë pritur në takim përfaqësuesin e kompanisë gjermane të konsulencës Unternehmensberatung Weihenstephan GmbH, Robert Sauer, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij, ku është diskutuar për mundësinë e bashkëpunimit. Qëllimi i vizitës së miqve gjermanë është të shikohet potenciali bujqësor i komunës së Skenderajt, ndërsa në faza të mëvonshme të shqyrtohet mundësia për hapjen e një mini-fabrike për përpunimin e rasatit të kërpudhave dhe krijimin e rrjetit të grumbullimit dhe shpërndarjes së tyre. Përveç kësaj, u diskutua edhe mundësia e ngritjes së një pikë grumbulluese të frutave, perimeve, frutave të malit dhe bimëve tjera ushqyese, ku do të mund të kyçen pastaj fermerët e komunës së Skenderajt në rrjetin grumbullues dhe shpërndarës të produkteve. Kryetari Nura, nga ana e tij, e ka njoftuar përfaqësuesin e kompanisë gjermane me mundësitë që ofrohen në komunën e Skenderajt, si dhe me potencialin bujqësor. Ai është shprehur i gatshëm dhe i hapur për bashkëpunim, duke siguruar për lehtësirat që ofron qeverisja e tij në hapjen e fabrikave.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Vitisë shënon me aktivitete Ditën Ndërkombëtare të Infermierit

Ekipi mjekësor i QKMF-së në Viti, sot për nderë të Ditës së Infermierisë shënoi këtë …