Komuna e Vitisë dhe Fondacioni Kosovar për Trashëgimi Kulturore pa Kufij restaurojnë objektin e Muzeut komunal

Komuna e Vitisë dhe Fondacioni Kosovar për Trashëgimi Kulturore pa Kufij CHwB, kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi që ka të bëjë me restaurimin e Muzeut komunal, në kuadër të projektit “ Cultural cross-border exchange initiative (MAKS FORUM). Qëllimi i kësaj marrëveshje, ishte pjesëmarrja financiare e Komunës së Vitisë në implementimin e projektit për restaurimin e objektit të Trashëgimisë Kulturore “Muzeu Komunal”. CHwB Kosovo gjatë vitit 2018 ka nënshkruar kontratë me zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë (European Union Kosovo) rreth implementimit të projektit “ Iniciativa për shkëmbim kulturor ndër-kufitar (MAKS FORUM. Kryetari i komunës Sokol Haliti, ka theksuar se restaurimi i objektit ku do të jetë Muzeu Komunal, është një projekt shumë i rëndësishëm, pasi që Vitia ka pasur nevojë për një objekt të trashëgimisë kulturore. Nënshkrimi për bashkëfinancimin e këtij projekti që komuna e Vitisë do të participoj me 15.000 dhe Fondacioni Kosovar për Trashëgimi Kulturore pa Kufij CHwB me 16.750 euro u bë nga kryetari Haliti dhe Alban Morina , koordinator i projektit.

Kontrolloni gjithashtu

Nënshkruhet Memorandum i Mirëkuptimit në mes të Komunës së Vitisë dhe organizatës “CNVP”

Sot, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim Xhevat Lushin – …