leoni

Nisin aktivitetet për shënimin e 21 vjetorit të “Epopesë së Korrikut 1998”

Aktivitet për shënimin e 21 vjetorit të “Epopesë së Korrikut 1998” kanë nisur me homazhe në nderim për të rënët, dhe kanë vazhduar me Akademinë përkujtimore në Shtëpinë  e Kulturës “Mensur Zyberaj” në Rahovec. Në fjalimin e mbajtur në Akademinë përkujtimore, kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi ka thënë se, qyteti i Rahovecit dhe rrethina e tij, në luftën për liri ishin hambar i pashterrshëm për Kosovën. Njihemi kudo si qytetarë të zellshëm dhe me zemër të madhe e bujare, të përkushtuar siç dihet e që i dhanë krejt çka patën UÇK-së. “21 vjet pas, kujtimet janë të freskëta. T`ua përcjellim të gjithëve, pa dallim, se sa e mundimshme ka qenë rruga e lirisë dhe sa i lartë është çmimi që ky popull pagoi për ta fituar atë. Luftimet e përgjakshme të korrikut janë edhe një dëshmi e fortë e përpjekjes, kontributit dhe angazhimit, rolit dhe peshës, sakrificës së pashoqe dhe vlerave që pati e ka Rahoveci me rrethinë, e cila flet edhe për shpirtin e madh, bujar dhe liridashës që kanë qytetarët tanë. EPOPEJA E RAHOVECIT e UÇK-së është një gur i madh që peshon rëndë murin e kalasë së qëndresës në luftën  për liri”, ka thënë ndër të tjera kryetari Latifi. Mentor Veliu, nënkryetari i OVL e UÇK-së në Rahovec, në fjalën e tij ka thënë se çdo gjë filloi në mëngjesin e 17 Korrikut të vitit 1998, kur skuadra e Abdullah Bugarit depërtoi në brendi të qytetit, zhvilloi operacionet për çarmatosjen e civilëve serbë afër lagjes  së ambulancës së qytetit  dhe gjatë këtij operacioni ra në altarin e lirisë Abdullahu me 17 Korrik. Ndërsa, Fatmir Limaj, zëvendëskryeministër në Qeverinë e Republikës së Kosovës ka thënë se sot si çdo vit tjetër nderojnë anekënd Kosovës shenjat e lirisë dhe të lavdisë, shenja këto që bënë të mundur që tash e 20 vite ky shtet të jetoj i lirë. Ne jemi këtu sot falë gjakut, sakrificës, përpjekjes që kanë bërë njerëzit e Kosovës. Jemi sot në Rahovecin e lirë falë sakrificës dhe përpjekjes të jashtëzakonshme të djemve dhe vajzave të Rahovecit dhe Anadrinisë. Për të shënuar këtë ditë të nder të 21 vjetorit të “Epopesë së Korrikut 1998”, shtabi lokal “Arti”, ka organizuar aktivitete si program artistik dhe drekë me familjarët e dëshmorëve dhe invalidëve të luftës. Aktivitetet do të vazhdojnë me 18 Korrik në fshatin Fortesë, ku nga ora 10:00-11:00 për të bërë homazhe dhe nderime për të rënët, kurse me 21 Korrik në ora 11:00, nën përkujdesjen e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj mbahet tubim përkujtimor, dhe bëhet zbulimi i shtatores së Shejh Myhedin Shehu, aktivitete përfundojnë me 21 Korrik ku nga ora 14:00-15:00, do të bëhen homazhe dhe nderime për të rënët tek “Maja e Shkodranit” në Rahovec.

Kontrolloni gjithashtu

Nënshkruhet Memorandum i Mirëkuptimit në mes të Komunës së Vitisë dhe organizatës “CNVP”

Sot, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim Xhevat Lushin – …