leoni

Vazhdon publikimi i kontratave publike

Kryetari i Komunës së Skenderajt Bekim Jashari, ka vazhduar praktikën e nisur në qeverisjen e tij, atë të publikimit të kontratave publike me operatorë ekonomik, për projektet kapitale, furnizime dhe shërbime të tjera. Kjo është faza e tretë e publikimit që prej se kryetari Jashari mori detyrën në dhjetor të vitit 2017. Është zotuar se do të jetë e hapur dhe publike çdo kontratë e nënshkruar ndërmjet autoritetit të Komunës dhe operatorëve ekonomik, për t’u bërë transparent gjithashtu dhe çdo shpenzim i parasë publike, në përputhshmëri të plotë me vizionin e qeverisjes së tij, obligimin kushtetues e moral. Veprimet e kryetarit Jashari, që janë vlerësuar nga agjencitë ndërkombëtare (një ndër to USAID amerikan – adresa: https://www.facebook.com/usaidkosovo/, në vlerësimin rreth publikimit të kontratave vitin e kaluar) dhe organizatat joqeveritare të vendit dhe të huaja, që monitorojnë punën e organeve komunale, janë model i vendosjes së standardeve demokratike të transparencës ndaj publikut.

Kontrolloni gjithashtu

Nënshkruhet Memorandum i Mirëkuptimit në mes të Komunës së Vitisë dhe organizatës “CNVP”

Sot, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim Xhevat Lushin – …