leoni

Komuna e Vitisë dhe IKC kanë shpërndarë mekanizëm për mbjelljen e fidanëve të lakrës dhe specave

18 fermerë vitias të cilët merren me kultivimin e lakrës dhe specit kanë përfituar mekanizëm për mbjelljen e fidanëve të tilla. Kjo u bë e mundur falë bashkëpunimit të Komunës së Vitisë me Organizatën IKC. Në pranim dorëzimin e këtyre mekanizmave i pranishëm ishin Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe Drejtori Ekzekutiv i Organizatës IKC, Ekrem Bajrami si dhe Arlinda Sahiti, Drejtoresh për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në Viti. Sipas Granit Abdylit, Zyrtar komunal në Viti gjithsej janë shpërndarë 4 mekanizma të tillë ku përfitues janë 3 grupe të fermerëve dhe një individ, ndërkaq shfrytëzues të saj do të jenë 18 fermer vitias. Kryetari Haliti potencoi se falë bashkëpunimit të mirë të kësaj komune me IKC-në serish fermerët vitias janë përfitues të ndihmave konkrete. “Fermerët vitias vazhdimisht kanë përfituar nga bashkëpunimi i mirë i komunës me IKC-në, tani konkretisht kanë përfituar kultivuesit e lakrës dhe specave. Për këtë bashkëpunim të mirë dua të falënderoj organizatën IKC dhe të gjithë bashkëpunëtorët e tyre. Ky bashkëpunim i ndërsjellët do të vazhdoj edhe në të ardhmen pasi që është në interes të zhvillimit të bujqësisë në komunën tonë”, u shpreh Kryetari Haliti. Kreu i komunës potencoi para fermerëve si ata do të rris buxhetin në sektorin e bujqësisë si dhe edhe në të ardhmen fermerët e kësaj komune do të përkrahen me mekanizëm të ndryshëm bujqësor.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti i nderon me mirënjohje të pensionuarit Agush Hasani dhe Samet Zuka

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtoreshën e Arsimit në Viti, …