Ministrja Dumoshi priti në takim zëvendësministren Bajrami

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, ka pritur zyrtarisht në pranimin e detyrës zëvendësministren e MKRS-së, Valdete Bajrami, me të cilën diskutoi për detyrat e përbashkëta që pritet të realizohen në të ardhmen. Ministrja Dumoshi e njoftoi Bajrami për prioritetet dhe sfidat e ministrisë për këtë vit dhe planet që priten të realizohen gjatë këtij mandati. Nga ana tjetër, zëvendësministrja Bajrami e falënderoi ministren për pritjen duke shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar në realizimin e planeve të MKRS-së.

Kontrolloni gjithashtu

Njoftim për zgjedhjen e Kryetarëve dhe Këshillave të Lagjeve Urbane, fshatërave dhe vendbanimeve në komunën e Rahovecit

Komisioni për udhëheqjen dhe koordinimin e procesit të zgjedhjes së këshillave lokale ka mbajtur takimin …