Komuna e Vitisë ka përmbyllur ciklin e dëgjimeve buxhetore

Me dy takimet e fundit, njëri në Pozheran e tjetri në Skifteraj, komuna e Vitisë e ka përmbyllur ciklin e dëgjimeve buxhetore 2024-2026. Në këto dëgjime para të pranishmeve kanë prezantuar zv.kryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu dhe drejtori për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim, Besnik Imeri. Të dytë kanë potencuar rëndësinë e marrjes së mendimeve të qytetarëve para ndarjes finale të buxhetit komunal konkretisht edhe të hartimit të listës së investimeve kapitale. Gjatë këtij takimi banorët e Pozheranit  por edhe të fshatrave për rreth  këto kërkesa:

* Të rregullohen rrugët bujqësore me zhavorre nga Ura e Drejës deri të Jesava, nga ura e Drejës deri të serat e Xhelal Halabakut, nga Restorant Bosi deri të ura e Sllatinës si dhe nga rruga e Lubishtanve deri të Muhaxherët.

* Të rregullohet dhe ndërtohet trotuari nga fshati Çifllakë, lagjes së Alidemeve dhe Zuka

* Të bëhet riparimi i kanalizimeve.

*Të bëhet vendosja e rrethojave në shkollat fillore dhe të mesme.

Kurse banorët e fshatit Skifteraj kërkuan:

  • Të bëhet pastrimi i kanalit në” Lagjen e Epërme.

  • Të rritet hapësira e fushës sportive.

  • Të bëhet riparimi i kanalizimeve.

  • Të bëhet rregullimi dhe shtimi i ndriçimeve publike si në Lagjen e Epërme, Rruga e Lirisë- nga familja e Qemajlit- rrugës së Bacit Rifat.

  • Të këtë vendkalimi autobusëve.

  • Trotuaret të rregullohen dhe të shtohen aty ku nuk ka si në rrugën Skifteraj -Remnik (trafo deri në dalje të Skifterajt).

  • Të rregullohet problemi me ujin e pijshëm.

  • Të bëhet hapja e përroskës nga trafoja deri të kanali i parë (rreth 200 metra).

Përndryshe bëhet me dije  se këshillat e fshatrave pritet të dorëzojnë edhe disa kërkesa të tjera me shkrim.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit ju bënë thirrje të gjithë qytetarëve të sajë që ta shfrytëzojnë kohen e mbetur për regjistrim

Komuna e Deçanit ju bënë thirrje të gjithë qytetarëve të sajë që ta shfrytëzojnë kohen …