Komuna e Vitisë mbajti diskutimi publik për planifikim të buxhetit komunal me komunitetin pakicë

Komuna e Vitisë ka mbajtur të premten në Viti, diskutimin publik për planifikimin e buxhetit komunal 2020-2022 me komunitetin pakicë të kësaj komune. Me këtë rast, Drejtori për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim, Ibrahim Rama i kanë njoftuar banorët mbi draft buxhetin komunal për vitin 2020 ku potencoi se buxheti komunal i Vitisë do të jetë 12 milion e 305 mijë euro. Gjatë këtij takimi komuniteti pakicë paraqiti këto kërkesa: mësimdhënësit e shkollës “Mladën Markoviç të hynë në sistemin e pagës së Ministrisë së Arsimit të Republikës së Kosovës, të bëhet rregullimi i gypit të ujësjellësit në fshatin Binqë si dhe shkolla e fshatit Binqë të kyçet në rrjetin e ujësjellësit të këtij fshati.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga skema praktike në punë

Sot, kryetari i komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga …