Komuna e Vitisë për dy vite radhazi e para sa i përket opinionit të pamodifikuar të komunave të Kosovës

Në bazë të raportit për funksionimin e komunave të Republikës së Kosovës, opinion i pamodifikuar i auditorit, jep mundësin për hua komunale, atyre komunave që dy vite radhazi janë dalluar si ndër komunat më të suksesshme, sa i përket opinionit ta pamodifikuar. Dy vite radhazi, opinionin e pamodifikuar e ka vetëm komuna e Vitisë, për çka i mundëson për të filluar procedurat e huas komunale. Sipas pasqyrës lidhur më të dhënat me këto opinione të auditorit sipas komunave, del se në vitet 2016 dhe 2017, Vitia renditet e para në opinionin e modifikuar, duke lënë pas Pejën, Lipjanin dhe Ranillugun. Lloji i opinionit i cili më së shumti është dhënë në vitet 2016-2017, është opinion i pamodifikuar me theksim të çështjes, i cili është dhënë në 33 komuna në vitin 2016 dhe në 25 komuna në vitin 2017. Po ashtu ky raport, vlerëson se komuna e Vitisë ka qenë ndër komunat më aktive në mbajtjen e takimeve të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB).

Kontrolloni gjithashtu

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës së Rahovecit 

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës …