leoni

Kryetari Haliti bashkëbisedoj me përfaqësues të ndryshëm rreth vazhdimit të projekti të Ibër-Lepencit në Komunën e Vitisë

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka pritur në takim Karina Zachodni përfaqësuese e Kornizës Investuese të Ballkanit Perëndimor dhe Valon Eshrefin, Koordinator për punë të jashtme dhe të brendshme nga Ndërmarrja e Hidroekonomike “Ibër Lepenc”. Bëhet me dije se në këtë takim është bashkëbiseduar rreth mundësisë së vazhdimit të projektit të Ibër Lepencit dhe shtrirjes së saj në territorin e Komunës së Vitisë, konkretisht në fushën e sigurimit të ujit të pijshëm dhe të ujitjes së tokave bujqësore. Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti tha se sigurimi i ujit të pijshëm dhe për ujitje është me një rëndësi të veçantë për qytetarët dhe u shpreh se kjo komunë është e gatshëm të bashkëpunoj në realizimin e këtij projekti të rëndësishëm i cili është në interes të qytetarëve por edhe të zhvillimit të sektorit të bujqësisë në këtë komunë. Përndryshe në këtë takim kanë marrë pjesë edhe ekspert në fushën e hidroekonomisë.

Kontrolloni gjithashtu

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës së Rahovecit 

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës …