Komuna e Vitisë përmes kompanisë së kontraktuar ka intervenuar në pastrimin e rrugës nga dëbora  

Komuna e Vitisë, konkretisht Drejtoria për Shërbime Publike dhe Emergjencë përmes kompanisë së kontraktuar ka intervenuar në pastrimin e rrugës nga dëbora përgjatë rrugës në fshatin malor Debelldeh, Buzovik, Kolisht dhe disa vende të tjera. Zyrtarë  Komunal nga DSHPE bënë me dije se trashësia e borës në fshatin Debelldeh ka arritur deri në 20 cm por shtuan se rruga në këtë fshat është e kalueshme pas intervenimit të fundit.

May be an image of road and ski slope

Kontrolloni gjithashtu

Sektori i Rinisë – Ferizaj, ju fton të bëheni pjesë e edicionit të tretë të çmimeve

Komuna e Ferizajt u vlerësua në edicionin e kaluar të Çmimeve të Vullnetarizmit të Vitit …