Kryetari Latifi ka bërë Homazhe në Kompleksin përkujtimor në Krushë të Madhe dhe në Fortesë

Sot, kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, së bashku me përfaqësues nga organizata e veteranëve të luftës, bashkëluftëtarë dhe familjarë të dëshmorëve, bënë homazhe tek Kompleksi përkujtimor në Krushë të Madhe dhe në vendin e rënies mbi fshatin Fortesë. Me këtë rast kryetari Latifi para të pranishmëve tha: Skender Rexhepi dhe Fitim Duraku janë simbol i rezistencës, i përkushtimit dhe i vendosmërisë së pashoqe në luftën e lavdishme për liri. Ata u flijuan për idealin e lirisë dhe të bashkimit, për përparimin dhe dinjitetin tonë kombëtar e njerëzor. Pas vetes lanë një veprimtari të bujshme jetësore, e cila do të kujtohet dhe nderohet brez pas brezi. Dëshmorët e atdheut, Skender Rexhepi, Fitim Duraku dhe të gjithë dëshmorët dhe heronjtë e këtij nënqielli, janë yje të pashuar të lirisë. Ata janë fanar që ndriçojnë rrugën tonë. Ne që mbijetuam luftën, e kemi për detyrë dhe për nderë që të përpiqemi të ecim me hapa dinjitoz në rrugën e trasuar me gjak e jetë, në mënyrë që të përmbushim idealet e dëshmorëve. Qoftë i përjetshëm kujtimi për Skënder Rexhepin dhe Fitim Durakun!

Lavdi jetës dhe veprës së tyre!

May be an image of 14 people and text

May be an image of 7 people

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi mori pjesë në përurimin e parqeve në fshatrat Opterushë dhe Retijë e Poshtme

Sot, kryetari i komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi i shoqëruar nga bashkëpunëtorët, zëvendësministrin e …