Komuna e Vitisë radhitët ndër komunat më të mira në Kosovë në Indeksin e Konkurrueshmerisë

Komuna e Vitisë, ka arritur të radhitet ndër tri komunat me performancën më të mirë në nivel vendi në Indeksin e Konkurrueshmërisë së Komunave (IKK) 2019. Ky indeks është krijuar për të matur performancën e qeverisë lokale drejt krijimit të një mjedisi të shëndosh afarist. Kjo gjë u bë me dije gjatë prezantimit të këtij raporti në Prishtinë. Gjithashtu në këtë raport janë prezantuar gjetjet e anketës me 3350 biznese nga 38 komunat e Kosovës. Në bazë të këtyre gjetjeve është arritur deri tek vlerësimi i qeverisjes lokale në bazë të ambientit përkrahës për zhvillim të bizneseve. Komuna e Vitisë, mandej është radhitur e dyta në nivel vendi dhe atë në nën-indeksin e Transparencës i cili matë transparencën e komunës në lidhje me bizneset. Duke u bazuar në këtë raport Komuna e Vitisë, ka marrë edhe vendin e dytë në këto nën-indeksa: Kostos Kohore, Taksat dhe Tarifat. Kurse në bazë të IKK-së peshuar në bazë të politikave publike Vitia ka marrë vendin e dytë. Përndryshe pothuajse në të gjitha nën-indeksat e këtij vlerësimi, Komuna e Vitisë është radhitur ndër komunat më të mira në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Ferizajt apelon qytetarët për respektimin e orarit të përdorimit të insekticideve

Pas vizitës tek bletari që posedon qindra zgjoje bletësh Rrahim Grainca komuna e Ferizajt ka …