Ambasadori, Jean-Hubert Lebet thotë se ndryshimi i kufijve nuk funksionon dhe nuk ka funksionuar asnjëherë në histori

Ambasadori, Lebet: Ndryshimi i kufijve nuk funksionon dhe nuk ka funksionuar asnjëherë në histori

Ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Jean-Hubert Lebet ka thënë sot se Samiti i Berlinit e ka konfirmuar rëndësinë e arritjes së marrëveshjes gjithëpërfshirëse për normalizim dhe integrim në Bashkimin Evropian. Lebet ka theksuar se ndryshimi i kufijve nuk funksionon dhe nuk ka funksionuar asnjëherë në histori. “Nëse lëvizim kufijtë, arsyet e konfliktit nuk do të zgjidhen veçanërisht në Ballkan, mund të futeni në telashe. E dyta, kur marrëveshjet bëhen me detyrim edhe zgjidhjet e shpejta janë jostabile. Pra duhet kohë për të arritur marrëveshje. Dhe e treta, procesi duhet të jetë gjithpërfshirës dhe transparent”, ka deklaruar Lebet. Ai ka shtuar se shumë marrëveshje për të cilat dyja vendet janë rënë dakord në Bruksel, ende nuk janë zbatuar dhe një gjë e tillë duhet të ndodhë. Këto deklarata, Lebet i ka bërë gjatë një tryeze të organizuar nga KDI ku po merr pjesë edhe kryeministri, Ramush Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Qeveria e Kosovës është nën presion për miratimin e Projekt -Statutit të Asociacionit për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Gjendja dhe rrethanat politike në Kosovë lidhur me Projekt-Statutin e Asociacionit të Komunave Serbe dhe …