Komuna e Vitisë reagon ndaj akteve vandale të dëmtimit të ndriçimit publik në Viti

Serish persona të papërgjegjshëm kanë shkaktuar akte vandale mbi pasurinë e përbashkët komunale, konkretisht gjatë ditës së djeshme në qytetin e Vitisë, në pjesën për skaj të lumit “Morava e Binçës” janë thyer dhe dëmtuar një pjesë e konsiderueshme e ndriçimit publik. Me këtë rast Komuna e Vitisë, shpreh indinjatën e thellë ndaj këtij akti vandal dhe ta papranueshme. Fatkeqësisht edhe më parë komuna e Vitisë, ka qenë cak i akteve të tilla vandale nga njerëz që nuk ja duan të mirën e zhvillimit komunës sonë sikurse në rastin kur është bërë përdhosja e flamujve kombëtar në varrezat e dëshmorëve në Viti, dëmtimi i qëllimshëm i stadiumit të qytetit dhe gjeste të tjera të ulëta dhe të papranueshme në veçanti në pasurinë e përbashkët që ndërtohet me parat e taksapaguesve tanë. Prandaj ju bëjmë thirrje çdo qytetari që ka informacione mbi rastet të tilla të njoftojë komunën e Vitisë apo Policinë e Kosovës me qëllim që të marrin masa dhe të identifikojnë keqbërësit. Komuna e Vitisë mbetet e përkushtuar për ta mbrojtur pasurinë e përbashkët dhe për këtë kërkohet bashkëpunimi me qytetarët.

Fotografia e Komuna e Vitisë

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt akademi përkujtimore në nderim të heroit Abaz Thaçi dhe 10 dëshmorëve tjerë nga Drenica

Në Qendrën e Kulturës “Hasan Prishtina” në qytetin e Skenderajt është mbajtur akademi përkujtimore në …