Komuna e Vitisë shpërndau 71 spërkatëse për fermerët në mbështetje për rritjen e prodhimtarisë bujqësore

Në kuadër të mbështetjes së vazhdueshme për sektorin e bujqësisë, Komuna e Vitisë ka shpërndarë 71 spërkatëse për fermerët lokalë. Ky donacion u bë me financim nga buxheti komunal dhe ka për qëllim të ndihmojë fermerët në rritjen e prodhimit të tyre bujqësor.

Në këtë ceremoni morën pjesë kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe drejtori i Bujqësisë, Naim Pira, të cilët theksuan rëndësinë e këtyre pajisjeve në lehtësimin e punës së fermerëve dhe rritjen e produktivitetit të tyre. Ky investim i komunës është pjesë e përpjekjeve për të fuqizuar sektorin bujqësor në këtë rajon dhe për të ofruar mbështetje konkrete për fermerët, që varen nga bujqësia për jetesën e tyre.

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt takimi përmbyllës i dëgjimeve buxhetore publike për hartimin e buxhetit komunal për vitin 2027.

Në sallën e Kuvendit Komunal të Skenderajt, të premtën me 4 shtator 2026 u mbajt …