Ditëve të fundit, në territorin e Komunës sonë janë përhapur disa vatra të mëdha zjarri, duke rrezikuar pronën, mjedisin dhe sigurinë e qytetarëve.
Për të parë nga afër situatën në terren, nënkryetari i Komunës, Gjeneral Sami Lushtaku, vizitoi zonat e prekura, ku ekipet e njësisë së zjarrfikësve, bashkë me qytetarë vullnetarë e me ekipet e Drejtorisë së Shërbimeve Publike po punonin pa ndërprerë për shuarjen e flakëve.
Ftojmë të gjithë qytetarët të tregojnë kujdes të shtuar dhe të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr. Në rast të ndonjë rreziku, njoftoni menjëherë shërbimet përkatëse.