bb

Kërkohet që të mos ndalet prodhimi dhe punëtorët e bizneseve që nuk i ka ndaluar qeveria të dalin në punë

Oda Ekonomike e Kosovës, ajo Ekonomike Amerikane në Kosovë, ajo e Afarizmit, Klubi i Prodhuesve dhe Shoqata e Kontabilistëve dhe Auditorëve, përmes një konference për media, kanë prezantuar kërkesat e komunitetit të biznesit karshi masave të marra nga qeveria për përballje me koronavirusin. Berat Rukiqi, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës, ka thënë se pika kryesore është që të mos ndalet prodhimi, teksa u ka bërë apel punëtorëve të veprimtarive që nuk janë të ndaluara me vendim të qeverisë, të dalin në vendet e tyre të punës, duke qenë të vëmendshëm me masat parandaluese.

Kontrolloni gjithashtu

Reagim i ashpër i OVL-UÇK: Rritja e kostos së telefonatave në Hagë cilësohet goditje çnjerëzore

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ka reaguar me shqetësim të thellë ndaj vendimit …