Fillimi / Lajmet / Konferenca “FSK dhe partnerët 2021”, dëshmi e të arriturave dhe vlerësimit të lartë të FSK-së nga ana e vendeve partnere
Konferenca “FSK dhe partnerët 2021”, dëshmi e të arriturave dhe vlerësimit të lartë të FSK-së nga ana e vendeve partnere

Konferenca “FSK dhe partnerët 2021”, dëshmi e të arriturave dhe vlerësimit të lartë të FSK-së nga ana e vendeve partnere

Nën organizimin e Departamentit për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Integrime Euroatlantike të Ministrisë së Mbrojtjes dhe të Shtabit të Përgjithshëm të FSK-së, nën masat kufizuese anti-covid, përmes platformës online,  sot u mbajtë Konferenca “FSK dhe partnerët 2021”.

Në sesionin e hapjes, me fjalimet e tyre, morën pjesë, kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, ministri i Mbrojtjes, z.Armend Mehaj, zv.komandanti i FSK-së, gjeneralmajor Enver Cikaqi, zv.komandanti i KFOR-it, gjeneral brigade Günter Schöpf, dhe drejtori i NALT-it, gjeneral brigade Jorg Ruter.

Gjithashtu në këtë sesion, punimet i përshëndetën edhe ambasadorë, atashe të mbrojtjes dhe përfaqësues të ambasadave të vendeve partnere të cilët shprehën fuqishëm zotimin për vazhdimin dhe forcimin e partneritetit tonë edhe në të ardhmen.

Konferenca vazhdoi edhe me sesionin e dytë, ku lidhur me synimet dhe objektivat strategjike të Ministrit të Mbrojtjes 2022-25, Bashkëpunimin ndërkombëtar të mbrojtjes të Ministrisë së Mbrojtjes, procesin e tranzicionit të MM dhe FSK –së, Operacionet dhe trajnimet aktuale të FSK-së si dhe Planin Zhvillimor i FSK-së 2022-2024, me prezantimet e tyre u paraqitën, drejtori i Drejtorisë së Politikave të Mbrojtjes, z. Faruk Geci, drejtori i Departamentit për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Integrime Euroatlantike, kolonel Sylejman Cakaj, drejtori i Departamentit për Transformim dhe Modernizim, kolonel Haki Hoti, drejtori i Departamentit të Operacioneve dhe Stërvitjes së SHP të FSK-së, kolonel Ejup Maqedonci dhe drejtori i Departamentit të Planifikimit të SHP FSK-së, kolonel Agron Bajrami.

Sesioni i tretë, vazhdoi punimet me analizën dhe vlerësimin e shkallës së realizimit të planeve të bashkëpunimit bilateral me vendet partnere veç e veç për periudhën paraprake si dhe diskutimet për planet përkatëse për periudhën vjetore pasuese.

Kontrolloni gjithashtu

Një delegacioni i Ministrisë së Mbrojtjes së FSK-së mori pjesë në takimin vjetor me delegacionin e Forcave të Armatosura të Gjermanisë

Një delegacioni i Ministrisë së Mbrojtjes së FSK-së mori pjesë në takimin vjetor me delegacionin e Forcave të Armatosura të Gjermanisë

Një delegacioni i Ministrisë së Mbrojtjes dhe i FSK-së mori pjesë në takimin vjetor bilateral ...