Konferenca për ecurinë e çështjes ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve është caktuar për 23 prill 2025

Gjykata e  Hagës ka caktuar datën 23 prill 2025 për mbajtjen e konferencës për ecurinë e çështjes ndaj ish-liderëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqi. Konferenca do të fillojë në orën 10:00, dhe është e para pas përfundimit të dëshmive nga ana e Prokurorisë në këtë rast. Aktakuzat, të dorëzuara nga Zyra e Prokurorit të Specializuar më 30 shtator 2022, përfshijnë dhjetë pika akuza, duke përfshirë edhe krime të pretenduara në Gjilan, Budakovë e Semetishtë. Në paraqitjet e tyre të para, në vitin 2020, të katër të akuzuarit kanë deklaruar se janë të pafajshëm. Më herët, aktakuzat ndaj tyre janë konfirmuar më 26 tetor 2020.

Kontrolloni gjithashtu

PDK-ja të shtunën përmbyll fushatën në sheshin ‘Skënderbeu’, Hamza: Ejani të gjithë, bashkë ta ndryshojmë Kosovën

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) të shtunën do ta përmbyll fushatën elektorale për zgjedhjet e …