Tema të tjera...
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës dhe Policia e Kosovës kanë konfirmuar praninë e mbetjeve mortore edhe në lokacionin e tretë të dyshuar në zonën e Zubin Potokut. Në një komunikatë të përbashkët, institucionet kanë bërë të ditur se hetimet në terren po vazhdojnë, ndërsa në këtë lokacion janë duke u kryer ekzaminimet dhe procedurat e nevojshme për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit. “Gjatë vazhdimit të veprimeve në terren është identifikuar dhe është konfirmuar prania e mbetjeve mortore edhe në lokacionin e tretë të dyshuar”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale dhe Policisë së Kosovës. Sipas institucioneve, veprimet hetimore po zhvillohen në koordinim me të gjitha organet kompetente, me qëllim të dokumentimit të plotë të rastit dhe identifikimit të rrethanave që lidhen me gjetjet. Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës kanë theksuar se mbeten të angazhuara për zbardhjen e plotë të këtij rasti, duke ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme në përputhje me procedurat ligjore.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
