Gjatë ditës së sotme pritet transferimi i Jakup Krasniqit për në Hagë, ka bërë të ditur, avokati mbrojtës, Valon Hasani, i cili ka njoftuar se aktakuza është konfirmuar. Aktakuza e cila është konfirmuar, lë për të kuptuar se ai tash duhet të transferohet, në Hagë, besoj gjatë ditës së sotme”, ka deklaruar Hasani. Ndërkohë, pjesëtarët e EULEX-it ende po qëndrojnë në oborrin e familjes Krasniqi edhe në fshatin Negrovc të komunës së Drenasit, që është edhe vendlindja e Jakup Krasniqit, shtëpia e së cilit u bastis sot sot edhe në Prishtinë.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
