Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca thotë se Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk ka arkiva

Konjufca: Me arrestimet e shqiptarëve, Serbia po tregon se nuk e ka ndryshuar mentalitetin politik ndaj Kosovës

Kryetari i ri i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se me shqetësim e ka marrë lajmin për arrestimin e qytetarit të Kosovës, Nezir Mehmetaj, i cili po kthehej nga Serbia ku kishte qenë në spital për nevojat shëndetësore të nënës së tij. “Kjo është padrejtësi. Serbia po arreston në mënyrë arbitrare, cilin t’i teket, nga qytetarët e Kosovës të cilët kalojnë nëpër atë vend nga halli, jo nga qejfi. Me këto gjeste Serbia po na tregon se nuk ka ndryshuar ende mentalitetin politik sa i përket Kosovës e shqiptarëve, të cilët i trajton dhunshëm e me arbitraritet, sikur të jenë njerëz të dorës së dytë”, ka shkruar Konjufca.

Kontrolloni gjithashtu

Pushimi dimëror i Speciales, ndërkohë që drejtësia mbetet në vendnumëro

Gjykata Speciale në Hag ka hyrë në pushimin dimëror nga kjo e hënë, duke pezulluar …