Korpusi i Paqes zhvilloi një takim me kryetarët e komunave për dy projektet që do të implementohen në komunat e Kosovës

Në organizim të Korpusit të Paqes në Kosovë dhe mbështetur nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, është mbajtur takimi me kryetarët e komunave të Kosovës, ku ishte i pranishëm edhe kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, me ç‘rast janë ndarë informacione në lidhje me dy projekte, përmes të cilave vullnetarë të trajnuar amerikanë vendosen në fshatra dhe komuna, për të ofruar ndihmën e tyre gjatë shërbimit 24 mujor – me fokus në Mësimdhënien e Gjuhës Angleze si Gjuhë e Huaj (TEFL) dhe Zhvillim Organizativ të Komuniteteve (COD). Ndërkohë, në komunën e Vitisë dy vullnetar amerikan janë duke shërbyer në kuadër të këtij projekti, në dy lokalitete të kësaj komune. Në këtë takim e pranishme ishte edhe Colleen Hyland, zëvendës shefe e misionit, në Ambasadën Amerikane në Prishtinë, e cila e konfirmoi mbështetjen e Ambasadës Amerikane për Korpusin e paqes dhe vullnetarët. Përndryshe, Korpusi i Paqes është një agjencion i Qeverisë amerikane i themeluar zyrtarisht me 1 mars 1961 nga Presidenti Xhon F.Kennedy dhe ka për qëllim promovimin e njohjes dhe shkëmbimit kulturor, paqes dhe miqësisë në botë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Aliu i bënë thirrje qytetarëve t’i përgjigjeni pozitivisht procesit të regjistrimit të popullisë

Kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu lut qytetarët t’i përgjigjeni pozitivisht procesit të regjistrimit …