leoni

Ambasadori Kosnett

Philipp Kosnett: Kosova ka shënuar progres të rëndësishëm në luftën kundër trafikut me qenieve njerëzore

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philipp Kosnett, ka lavdëruar punën e Policisë së Kosovës sa i përket luftës kundër trafikimit të qenieve njerëzore. Në një postim në Twitter, Kosnett ka thënë se Kosova duhet të jetë krenare me progresin e arritur. “Kosova duhet të jetë krenare për progresin e rëndësishëm që bëri për të luftuar luftën kundër qenieve njerëzore këtë vit. Një kod penal i rishikuar, udhëzime të reja dënimi dhe përgjigje të forta nga policia bëjnë që qytetarët e Kosovës të jenë më të sigurt”, ka shkruar Kosnett.

Kontrolloni gjithashtu

Altin Krasniqi: Mos prekni vijën e shenjtë mes luftës dhe pasluftës, drejtësia s’mund të shndërrohet në rishkrim historie

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Altin Krasniqi, ka reaguar ashpër ndaj qëndrimeve të atyre …