Kosova dhe shqiptarët përgjithësisht janë solidarizuar me vëllezërit e tyre të goditur nga tërmeti në Shqipëri

Kosova dhe shqiptarët përgjithësisht janë solidarizuar me vëllezërit e tyre të goditur nga tërmeti në Shqipëri

Tërmeti i rëndë që goditi sot Shqipërinë, ku deri tani janë raportuar mbi 15 të mbytur të gjetur  nën rrënoja dhe ku janë shkatërruar shumë pallate, shtëpi e ndërtesa, ka mobilizuar të gjithë shqiptarët në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Kosovë Lindore dhe në Mal të zi. Autoritetet e larta të vendit kanë dërguar ndihma emergjente, kanë angazhuar kontingjente të caktuara të FSK-së dhe të Policisë së Kosovës, por edhe kanë ndarë mjete financiare. Po kështu ka filluar edhe solidariteti popullor me grumbullimin dhe adresimin e caktuar të ndihmave nga popullata civile. Edhe disa shtete mike të Shqipërisë nga rajoni e më gjerë kanë shprehur keqardhje dhe kanë nisur ndihma emergjente  lidhur me pasojat që ka shkaktuar tërmeti me magnitudë 6. 4 shkallë,  në disa qendra të Shqipërisë bregdetare, sidomos në qytetin e  Durrësit ku ishte edhe epiqendra e tërmetit, por edhe në disa qytete të mëdha.

Kontrolloni gjithashtu

Ariana Musliu-Shoshi

Ariana Musliu-Shoshi: Ndërkombëtarët e kanë humbur besimin në zotimet e kësaj qeverie, ata po kërkojnë hapa konkretë

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, pas qëndrimeve të hapura …