Kosova e shënon Ditën e Evropës në krizë politike dhe nën sanksione

Më 9 maj, Ditën e Evropës, Kosova vazhdon të mbetet pa institucione funksionale dhe nën masa ndëshkuese nga Bashkimi Evropian. Tre muaj pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, Kuvendi ende nuk është konstituuar, e rrjedhimisht nuk është formuar as qeveria e re. Drejtoresha e Lëvizjes FOL, Mexhide Demolli-Nimani, tha se kjo situatë dëmton seriozisht përkushtimin e Kosovës ndaj integrimit evropian. Ajo paralajmëroi se pa qeveri të formuar, sanksionet e BE-së nuk do të hiqen dhe Kosova rrezikon të mbetet prapa në procesin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës. Sipas saj, mungesa e stabilitetit institucional po pengon avancimin në drejtim të institucioneve evropiane.

 

Kontrolloni gjithashtu

Kadri Veseli dënohet me 18 vjet burgim nga Gjykata Speciale në Hagë

Gjykata Speciale në Hagë ka shpallur aktgjykimin ndaj ish-drejtuesit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Kadri …