Kosova është nikoqire e ushtrimit më të madh ndërkombëtar – Defender Europe

Shteti ynë është nikoqir ushtrimit më të madh ndërkombëtar – Defender Europe, i cili nis nga dita e sotme e deri më 9 qershor. Në këtë ushtrim të jashtëzakonshëm ndërkombëtar, marrin pjesë 25 mijë ushtar. Ky ushtrim është organizuar nga ushtria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për Evropë dhe Afrikë. Pjesë e ushtrimeve disa ditore do të jenë forcat e armatosura të Shqipërisë, Kroacisë, Maqedonisë së Veriut e Bullgarisë. “Gjatë kësaj periudhe kohore, do ketë lëvizje të konvojeve nga vendbazimet e Forcës së Sigurisë së Kosovës në drejtim të rajonit të Gjakovës, saktësisht Aeroportit të Gjakovës dhe poligonit ushtarak në Babaj të Bokës. Forca e Sigurisë së Kosovës përmes ekzekutimit të këtij ushtrimi do të tregojë gatishmërinë operacionale dhe shkallën e ndërveprueshmërisë luftarake me vendet partnere dhe të rajonit, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Shqipërinë, Kroacinë, Maqedoninë e Veriut dhe Bullgarinë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova përballet me inflacion të lartë, më i madh se mesatarja e BE-së

Ndërsa futemi në gjysmën e dytë të vitit 2025, Kosova po përjeton një rritje të …