Kosova, Shqipëria dhe Kroacia publikojnë tekstin e marrëveshjes për aleancën ushtarake

Kosova, Shqipëria dhe Kroacia kanë publikuar  tekstin e plotë të marrëveshjes për aleancë ushtarake, e nënshkruar më 18 mars në Tiranë nga ministrat e Mbrojtjes të tri shteteve. Ky hap vjen pas “interesit të madh publik” dhe pas reagimeve të shumta, kryesisht nga Serbia, e cila ka konsideruar marrëveshjen si një shkelje të marrëveshjes nënrajonale për kontrollin e armëve nga viti 1996. Synimi i kësaj marrëveshjeje është riafirmimi i angazhimit për rritjen e sigurisë dhe stabilitetit në Evropën Juglindore dhe rajonin Adriatiko-Jonian. Ky bashkëpunim përfshin katër pika kryesore: promovimin e kapaciteteve mbrojtëse, rritjen e ndërveprueshmërisë përmes edukimit dhe stërvitjeve, kundërpërgjigjen ndaj kërcënimeve hibride dhe mbështetje për integrimin euroatlantik.  Kosova, Shqipëria dhe Kroacia kanë theksuar se marrëveshja është bërë në frymën e miqësisë dhe solidaritetit, pa krijuar detyrime të reja ligjore ndërkombëtare, dhe nuk ndikon në marrëdhëniet ekzistuese të këtyre shteteve me të tjera shtete.

Kontrolloni gjithashtu

PDK nis fushatën për balotazhin e 9 nëntorit: “Dita e qytetarëve dhe e fitores”

Partia Demokratike e Kosovës, ka nisur zyrtarisht sot fushatën për balotazhin e 9 nëntorit, në …