KPF-ja, DKA-ja DBF-ja kanë mbajte takim për grandin specifik të Arsimit në Komunën e Deçanit

Kryesuesi i Asamblesë Komunale në Deçan në bashkëpunim më Komitetin për Politik dhe Financa, drejtorin për Buxhet dhe Financa dhe Drejtorin Komunale të Arsimit kanë mbajte një takim të përbashkët për grandin specifik të Arsimit në Komunën e Deçanit. Drejtori  komunal i Arsimit në Deçan, Qazim Maloku bëri të ditur se aktualisht në komunë e Deçanit kemi 5999 nxënës në të gjitha shkollat, me gjithsej 451 mësimdhënës pa i përfshi drejtoret dhe punëtorët teknik, nga ky numër mungesa për mbulimin e pagave kapë shifrën 1 milion euro. Komuna e Deçanit nuk është e vetmja komunë që ka këtë problem, janë edhe 11 komuna tjera në nivel vendi që përballem më mungesë të buxhetit për mbulimin e pagave, tha drejtori Maloku dukë kërkuar mirëkuptim që në planifikimin buxhetorë nga drejtoria komunale për Buxhet dhe Financa, të bëj të pa mundurën në këtë drejtim. Drejtoresha për buxhet dhe Financa Syzana Mustafaj, bëri të ditur se grandi specifik i arsimit për  vitin 2018 është 2,646,834 €, ndërsa komuna e Deçanit ka mundësi që të ndajë mjete për paga të mësimdhënësve vetëm 524,721€, e kuptojmë që është shqetësuese por kjo është mundësia nga komuna e Deçanit. Ky problem është diskutuar edhe nga anëtarët e KPF-së të cilët kanë kërkuar  nga Drejtori i DKA-së në bashkëpunim më Drejtorin për Buxhet dhe Financa që me një shkresë zyrtare ti drejtohet Ministrisë së Financave që të ndajë një linjë të veçant për arsim dhe të bëhet një herë e përgjithmonë zgjidhja e këtij problem, në të kundërtën buxheti i komunës së Deçanit nga projekte kapitale tash disa vite është duke nda mjete nga investimet kapitale për mbulimin e pagave të mësimdhënësve.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti ka vizituar nga afër punimet në asfaltimin e rrugëve në fshatin Lubishtë

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtor, ka vizituar sot fshatin Lubishtë të …