Brickos

KPF-ja në komunën e Skenderajt ka mbajtur mbledhjen e rregullt

Komiteti për Politikë e Financa i  komunës së Skenderajt, i udhëhequr nga kryesuesja e Kuvendit Komunal të komunës së Skenderajt, Adelina Spahiu, ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt, në të cilën janë shqyrtuar pikat e rendit të ditës, si në vijim:

– Miratimi i rendit të ditës

– Shqyrtimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar

– Shqyrtimi i raportit financiar tremujor janar – mars 2024

– Informatë lidhur me ndarjen bursave për vitin 2024

Pas diskutimeve nga anëtarët e KPF-së, dhe përgjigjeve nga drejtorët e Komunës, KPF i ka rekomanduar Kuvendit Komunal t’i miratojë pikat e sotme të rendit të ditës.

Kontrolloni gjithashtu

Në Sllatinë të Epërme të Vitisë u përkujtua dëshmori Njazi Rexhepi dhe u shënua dita e shkollës

Sot, në Sllatinë të Epërme të Vitisë, u shënua dita e shkollës dhe u përkujtua …